Kalo te përmbajtja
Të fundit

Argjentina fiton bindshëm ndaj Angolës – Messi dhe Lautaro shkëlqejnë me nga një gol e një asist

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Argjentina fiton bindshëm ndaj Angolës – Messi dhe Lautaro shkëlqejnë me nga një gol e një asist

Kampionët e botës kanë treguar edhe një herë klasin e tyre. Argjentina ka mposhtur Angolën me rezultat 0-2 në miqësoren e zhvilluar mbrëmë, ku protagonistë kryesorë ishin Lionel Messi dhe Lautaro Martinez.

Ashtu siç pritej, ndeshja dominohej nga skuadra e Lionel Scalonit, e cila kontrolloi lojën nga fillimi deri në fund.

Reklamë

Në minutën e 42-të, Leo Messi shpërtheu me një prej lëvizjeve të tij karakteristike, duke dhënë një asistim perfekt për Lautaro Martinezin, i cili nuk gaboi përballë portierit dhe zhbllokoi rezultatin.

Në pjesën e dytë u pa sërish bashkëpunimi perfekt i dyshes. Këtë herë Lautaro Martinez u kthye në asistent, ndërsa Lionel Messi shënoi nga afërsia për ta mbyllur ndeshjen 0-2 dhe për të konfirmuar formën e tij fantastike.

Argjentina krijoi edhe disa raste të tjera, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, duke e bërë këtë miqësore një test të suksesshëm për Scalonin dhe lojtarët.

Sfidën e radhës, kampionët e botës do ta kenë në muajin mars, ku Argjentina do të luajë “La Finalissima” kundër Spanjës, një super-ndeshje që pritet me padurim nga tifozë në mbarë botën.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Argjentina fiton bindshëm ndaj Angolës – Messi dhe Lautaro shkëlqejnë me nga një gol e një asist | ATV