Apelohet për vaksinim kundër gripit sezonal

Përgatiti: Besmire Kluna

Të moshuarit dalin të jenë kategoria e cila më së shumti po vaksinohen kundër gripit sezonal.

“Po na e marrim qe 5 a 6 vjet, qe 10 vjet. Efektet na mbron nga gripat, nga tanat gripat, s’kem problem”, thotë një qytetar.

“Po na ndihmon. Po e kemi marrë vaksinën, edhe shoqja e ka marrë, shumë mirë është”, tha jnë tjetër qytetar.

“Po, po jam ardhë me marrë. Veç për të mirë po mendoj që është”, tha një qytetar.

Këta qytetarë janë në mesin e 6 mijë të tjerëve në Prishtinë, të cilët që nga fillimi i këtij muaji janë vaksinuar kundër gripit sezonal.

“Në 15 qendra të mjekësisë familjare e bëjmë aplikimin e vaksinës. Secili qytetar mund ta marrë në lagjen e vet. Diku rreth 6000 qytetarë e kanë marrë vaksinën e gripit sezonal, që tregon për një interesim do të thotë të mirë të qytetarëve”, tha drejtori i shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.

Përveç të moshuarve, grave shtatzëna dhe punëtorëve shëndetësorë, mjekët bëjnë apel që këtë vaksinë ta marrin edhe të rinjtë e grupmosha e mesme.

“Njerëzit që janë të shtyrë në moshë, sidomos ata që kanë edhe sëmundje të tjera, për shembull hipertension, diabet, mirëpo preferohet që të merret nga të gjithë, gratë shtatzëna dhe te fëmijët shumë të vegjël. Deri më tani, vetëm në Qendrën e Mjekësisë Familjare janë dhënë 2300 vaksina pa llogaritur edhe qendrat të tjera në komunën e Prishtinës. Si mesazh për shikuesit e ATV-së dhe për gjithë popullatën e Prishtinës, bëj thirrje që të vaksinohen kundër gripit”, tha Rushit Ismajli, specialist i mjekësisë Familjare në QKMF.

Sivjet, sipas IKSHPK-së, furnizimi me vaksina të gripit sezonal është bërë më herët se çdo vit tjetër dhe për këtë sezon, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85 000 doza.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA