Kolegji AAB bashkon profesionistët shëndetësorë për të diskutuar diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit

Përgatiti: Benardina Zefaj
Nga zbulimi i hershëm, te përcaktimi i diagnozës dhe trajtimi, lufta kundër kancerit të gjirit kalon nëpër disa etapa, ku secila ka rëndësi për jetën e pacientes.
Reklamë
Për këtë, profesionistë shëndetësorë të profileve të ndryshme u mblodhën në Kolegjin AAB, për të diskutuar rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe bashkëpunimit në trajtimin e kësaj sëmundjeje.
“Çdo grua duhet të ketë informacion të saktë për kancerin e gjirit, shenjat paralajmëruese, mundësinë e kontrollit dhe të rregullta. Duhet të kontrollohemi sepse shëndeti nuk kryhet sot për nesër. Të gjithë këto kontrollet, ekzaminimet janë jashtëzakonisht parësore për zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe duhet të veprojmë me kohë”, tha Venera Llunji, prorektore e Kolegjit AAB.
Zbulimi i hershëm i kancerit nis me ekzaminimet e duhura, ku rol të rëndësishëm ka radiologjia.
“Mamografia është standard i rëndësishëm për identifikimin e mikrokalcifikimeve dhe ndryshimeve në strukturën e gjirit, të cilat mund të mos shihen me ekzaminime të tjera… Si metodë plotësuese e mamografisë, përdoret ultrazoni, imazheria e cila domethënë preferohet me u bë edhe tek moshat e reja, sidomos ato të cilat kanë anamnezë pozitive, pra që kanë dikë në familje të sëmurë prej gjirit dhe atë mbi moshën 80-vjeçare si ekzaminim i rregullt, atë çdo gjashtë muaj. Plotësuese e kësaj është dhe më e sofistikuar, domethënë është rezonanca magnetike, e cila e plotëson edhe ultrazonën edhe mamografinë”, theksoi Vlorjana Arifaj Shala, radiologe.
Pas ekzaminimeve, patologu përcakton karakteristikat e tumorit, të cilat ndihmojnë në zgjedhjen e trajtimit.
“Roli i patologut nuk është me jap përgjigjen a është kanceri apo nuk është. Ajo tregon edhe për biologjinë e tumorit, për stadin e tumorit, po tregon edhe shumë informata të tjera të cilat i ndihmojnë onkologut mandej në trajtim. Domethënë, kemi mbërri në një stad ku trajtimi i kancerit të gjirit bëhet në mënyrë individuale, të personalizuar, varësisht prej këtyre përgjigjeve që na jep ekzaminimi histopatologjik”, tha Fatlinda Sadiku, patologe dhe citologe.
Në bazë të këtyre rezultateve, onkologu përcakton terapinë dhe përcjell ecurinë e sëmundjes.
“Edhe stadi është shumë rëndësi në momentin e diagnostikimit, sepse çdo herë e bën diferencën edhe në trajtim, mirëpo edhe në në prognozë… Ne përcjellim vazhdimisht me analiza biokimike, hematologjike, me analiza laboratorike, që ato çdo herë me qenë në kontroll, me përcjellim tonën që mos me na ikur gjë për shkak të dinamikës së sëmundjes, për shkak të heterogjenitetit që ato ato e kanë”, onkologia Egzona Bytyqi.
Krahas trajtimit, rëndësi ka edhe rikuperimi i pacientes, ku rol mund të ketë kirurgjia plastike dhe rikonstruktive.
“Përgjegjësia jonë nuk përfundon vetëm me diagnostifikimin dhe trajtimin e sëmundjes. Ajo përfshin edhe mbështetje psikologjike, rehabilituese dhe riftimin e cipsisë së çdo gruaje. Çdo grua meriton jo vetëm trajtim cilësor, por edhe kujdes, dinjitet dhe mbështetje gjatë gjithë rrugëtimit të gjatë kësaj”, tha Violeta Zatriqi, kirurge plastike.
Nën moton “Gruaja për Gruan – Bashkë në luftën kundër kancerit të gjirit”, aktiviteti u organizua në kuadër të Muajit Rozë, me mesazhin se përballja me këtë sëmundje kërkon jo vetëm shërbime mjekësore, por edhe informim, mbështetje dhe bashkëpunim ndërmjet profesionistëve.
Reklamë







