‘Amerigo Vespucci’, anija më e bukur në botë pritet të mbërrijë në Durrës, do promovojë ‘Giro D’Italia 2025’

‘Amerigo Vespucci’, anija më e bukur në botë pritet të mbërrijë në Durrës dhe do të promovojë ‘Giro D’Italia 2025’.

Ndalesa shqiptare do të jetë e para nga dy të planifikuara jashtë vendit në turin e Mesdheut, së bashku me atë në Valetta të Maltës të planifikuar nga data 25 deri më 29 prill.

Në Durrës pritet edhe prania e ministrit të Mbrojtjes, Guido Crosetto, i cili do të takojë homologun e tij shqiptar në bordin e Vespuccit më 8 prill. Në të njëjtën ditë janë planifikuar një sërë aktivitetesh institucionale ku do të ketë edhe prezencën e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Më 9 prill është planifikuar konferenca për shtyp për prezantimin e Giro d’Italia 2025, e cila këtë vit do të nisë nga Shqipëria.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA