Kalo te përmbajtja
Të fundit

Aktivizohet shërbim më i avancuar në e-Kosova për njoftimin dhe raportimin e gjobave dhe masave në trafik

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Aktivizohet shërbim më i avancuar në e-Kosova për njoftimin dhe raportimin e gjobave dhe masave në trafik

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët se është funksionalizuar integrimi ndërmjet Sistemit Informativ të Policisë së Kosovës (SIPK) dhe platformës shtetërore e-Kosova duke mundësuar qasje më të lehtë dhe më të detajuar në informatat lidhur me gjobat dhe masat në trafik.

Përmes këtij shërbimi të ri qytetarët mund të përfitojnë nga dy funksione kryesore:

Qytetarët njoftohen përmes platformës e-Kosova dhe mesazhit elektronik (SMS-ve), sapo të regjistrohet gjoba në sistem.

Reklamë

“Përmes platformës e-Kosova, qytetarët njoftohen për gjoba dhe masat mbrojtëse ndërsa pronarët e bizneseve mund të shohin raportin përkatës të gjendjes së tyre rreth gjobave, i cili paraqitet drejtpërdrejt në e-Kosova. Raporti përfshinë informata lidhur me gjobat e papaguara, masat mbrojtëse për persona fizik, përfshirë konfiskimin ose anulimin e patentë shoferit si dhe pikët negative, sipas të dhënave të regjistruara në sistem”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës vlerëson se ky zhvillim kontribuon në përmirësimin e qasjes së qytetarëve në informata, rritjen e transparencës dhe lehtësimin e komunikimit ndërmjet institucioneve dhe publikut.

Qytetarët ftohen ta shfrytëzojnë platformën e-Kosova për të marrë njoftime lidhur me gjobat dhe masat në trafik.

Policia e Kosovës tutje theksoi mbetet e përkushtuar në avancimin e shërbimeve për qytetarët, rritjen e transparencës institucionale dhe ofrimin e shërbimeve sa më efikase, të sigurta dhe të qasshme për publikun.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’