Kalo te përmbajtja
Të fundit

AC Milan rikthehet te fitorja-Mposhtë Genoan dhe i afrohet Ligës së Kampionëve

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

AC Milan ka arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme në kuadër të javës së 37-të në Serie A, pasi triumfoi ndaj Genoas me rezultat 1-2.

“Rossonerët”, që po kalonin një periudhë të vështirë rezultatesh, reaguan në momentin më të rëndësishëm të sezonit dhe mbetën në garë për sigurimin e një vendi në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Reklamë

Genoa ishte skuadra më e rrezikshme në pjesën e parë, duke krijuar disa raste të mira shënimi, por vendasit nuk arritën t’i konkretizonin ato para portës së Milanit.

Skuadra mysafire kaloi në epërsi në minutën e 50-të falë Christopher Nkunku, i cili realizoi saktë nga pika e bardhë për rezultatin 0-1.

Milani vazhdoi të kontrollonte lojën edhe në vazhdim, ndërsa goli i qetësisë erdhi në minutën e 81-të. Pas asistimit të Athekame, Christian Pulisic shënoi nga afërsia për ta dyfishuar epërsinë e “Rossonerëve”.

Genoa arriti vetëm ta ngushtojë rezultatin në fund të takimit me golin e Johan Vásquez në minutën e 87-të, por pa arritur të shmangte humbjen.

Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 70 pikëve dhe mban gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve, ndërsa vazhdon garën e ngushtë me skuadrat rivale në tabelë.

Reklamë

AC Milan rikthehet te fitorja-Mposhtë Genoan dhe i afrohet Ligës së Kampionëve | ATV