Përgatiti Rinesa Kajtazi
Sot, inteligjenca artificiale (IA) është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, duke ndikuar në mënyrën se si punojmë, komunikojmë dhe marrim vendime.
Sipas një artikulli të publikuar nga BBC, në vendin e punës, intelegjenca artificiale ka revolucionarizuar mënyrën e kryerjes së detyrave.
“…Robotët dhe programet e automatizuara kryejnë sot punë që më parë kërkonin shumë kohë dhe përpjekje njerëzore…”, thuhet në artikull.
Sipas ekspertëve, kjo ka rritur efikasitetin, por gjithashtu ka ngritur shqetësime për humbjen e vendeve të punës. Në jetën e përditshme, IA ndikon në çdo aspekt – nga asistentët virtualë si Siri dhe Alexa, deri te algoritmet e rrjeteve sociale që përcaktojnë çfarë përmbajtje shohim çdo ditë. Ajo përdoret edhe në mjekësi për diagnostifikime të shpejta dhe në arsim për personalizimin e mësimit.
Artikulli nga BBC thekson se një nga shqetësimet më të mëdha për sa i takon përdorimit të Inteligjencës Artificiale është përdorimi i gabuar i të dhënave dhe mungesa e kontrollit njerëzor mbi sistemet e avancuara. Ky shqetësim lidhet me faktin se nëse makinat mësojnë të marrin vendime pa nderhyrjen e njeriut, mund të ketë pasoja etike dhe sociale.
Ndërkohë në një studim tjetër shqyrtohet ndikimi i mundshëm i IA në fuqinë punëtore globale. Raporti sugjeron se megjithëse ka shqetësim për humbjen e vendeve të punës, adoptimi i IA pritet të ketë një ndikim të përkohshëm dhe të moderuar në nivelet e papunësisë. Sipas ketij studimi, deri në 6-7 e fuqisë punëtore amerikane mund të jetë e rrezikuar nga humbja vendeve të punës për shkak te IA, megjithatë ky ndikim pritet të jetë kalimtar pasi mundësitë e reja të krijuara nga teknologjia do të zëvendësojnë ato të humbura.







