A ia ka përcjellë hapur shqetësimet ndërkombëtare Kurtit dhe a bashkërendohen me njëri-tjetrin, çfarë tha Osmani

Presidentja Vjosa Osmami është pyetur nëse bashkërëndohet me Kryeministrin Albin Kurti për politikën e jashtme dhe se a ia ka shprehur hapur shqetësimet ndërkombëtare, duke theksuar se marrëdhëniet nuk i kanë më si më parë.

Osmani ka thënë se për të gjitha gjitha çështjet diskutojnë shumë hapur, pavarësisht se qasja nuk është domosdoshmërisht e njëjtë,

Ajo ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me shtetet aleate.

“Jo domosdoshmërisht e kemi qasjen e njëjtë, megjithatë sa i përket interesave afatgjata të shtetit tonë, sa i përket synimit final, ne nuk dallojmë. E duam një Kosovë të fuqishme, sovrane në çdo cep të territorit, një Kosovë të integruar në familjen euro-atlantike, në mekanizmat nga të cilat përfitojnë qytetarët tanë, një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht. Mbi të gjitha, një Kosovë ku sundon ligji e jo kriminelët. Prandaj në këtë aspekt jemi të pakompromis. Por, insistimi im i vazhdueshëm është që në mënyrë që të gjitha këto veprime që janë plotësisht legjitime dhe në përputhje me Kushtetutën të jenë me sukses më afatgjatë dhe më të qëndrueshme, duhet vazhdimisht të punojmë bashkë me aleatët tanë”, ka deklaruar Osmani në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Osmani ka thënë se Kosova duhet ta shfrytëzojë momentumin për integrimin euro-atlantik, që Kosova të mos mbetet mbrapa, meqë siç ka thënë “dritarja emundësive” mund të mbyllet për një periudhë të gjatë.

“Sa i përket interesit të vendit tonë, duhet të punojmë pavarësisht a jemi sot në pushtet apo dikush është në opozitë. Interesi i Kosovës duhet të jetë mbi të gjitha dhe janë disa tema që duhet të na bashkojnë. Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, integrimi euro-atlantik i vendit tonë, janë prioritete kombëtare dhe ato duhet t’i vendosim para gjitha të tjerash.

Nganjëherë shkon më ngadalë, nganjëherë shkon me shpejt, por me rëndësi është që koordinohemi, të bashkëpunojmë dhe që Kosova të ecën përpara duke mos mbetur prapa, sepse nganjëherë kjo dritarja e mundësive hapet për një periudhë, por pastaj mbyllet për një periudhë të gjatë. Duhet ta shfrytëzojmë momentumin dhe unë dje kam marrë një konfirmim të fuqishëm nga Presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës dhe se Shtetet e Bashkuara vërtet e konsiderojnë Kosovën si ndër sukseset më të mëdha në historinë e vet dhe duhet ta mbajmë si të tillë”, ka thënë Osmani.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA