Futbolli turk është tronditur është tronditur nga një skandal,ku rreth 371 gjyqtarë të ligave profesionale janë përfshirë në rrjetin e basteve sportive,duke ngritur shqetësime për korrupsion.
Federata Turke e Futbollit në një hetim të brendshëm ka zbuluar se 371 gjyqtarët në fjalë kanë pasur llogari bastesh,teksa 42 prej tyre kanë vendosur mbi 1 mijë baste secili,shumcia e tyre janë vënë në ndeshje të ligave ndërkombëtare,ku shkaktoi alarm të madh në futbollin turk.
Përndryshe presidenti i TFF-së Ibrahim Haciosmanoglu ka ngritur shqetësimin lidhur me këtë çështje,dhe madje ka paralajmëruar masa për gjyqtarët e përfshirë.
Ndërkohë presidentët e gjigantëve të futbollit turk Galatasaray,Trabzonspor dhe Fenerbahçe e kanë vlerësuar këtë skandal si mjaft shqetësues për futbollin turk,dhe se e mbështesin masat për të rivendosur drejtësinë në ligat profesionale në Turqi.







