Kuraçao ka hyrë në histori si kombi më i vogël që kualifikohet ndonjëherë për Kupën e Botës, pasi barazoi 0-0 ndaj Xhamajkës në Kingston më 18 nëntor 2025.
Me vetëm 156,000 banorë, ky shtet i vogël karibian siguroi biletën për turneun e madh në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Në një ndeshje dramatike, sidomos në pjesën e dytë kur Xhamajka shtoi presionin, “Vala Blu” arriti të mbronte rezultatin e nevojshëm. Ky barazim i dha fund një fushate të jashtëzakonshme, me
Kuraçaon që mbylli Grupin B të kualifikimeve të CONCACAF si vend i parë me 12 pikë, një më shumë se Xhamajka.
Me këtë arritje, Kuraçao thyen rekordin e Islandës, e cila në vitin 2018 ishte vendi më i vogël i kualifikuar, me rreth 350,000 banorë.
Kualifikimi i tyre konsiderohet një nga historitë më të bukura të futbollit modern, duke dëshmuar se ëndrrat e mëdha mund të realizohen edhe nga vendet më të vogla. /ATVLIVE.TV







