Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica, shpreh optimizëm për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Kombëtarja ka vijuar sot (e mërkurë) përgatitjet me përkushtim të madh për përballjet vendimtare ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës. Seanca e stërvitjes u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në një atmosferë pozitive dhe me intensitet të lartë, me të gjithë futbollistët e grumbulluar në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda.
Pas stërvitjes, Korenica u shpreh i optimist për paraqitjen e ekipit në këto dy ndeshje:
“Dy ndeshje shumë të rëndësishme për kombëtaren tonë. Bashkëlojtarët po përgatiten maksimalisht dhe forma e tyre është shumë e lartë,” tha ai.
“Dalëngadalë po punojmë edhe në aspektin taktik. Ne kemi treguar lojëra shumë të mira dhe shpresojmë të vazhdojmë me këtë formë të lartë.”







