Kalo te përmbajtja
Të fundit

Zulfaj: Kosova ka shënuar progres, por mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e kandidatit për BE

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Zulfaj: Kosova ka shënuar progres, por mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e kandidatit për BE

Kryenegociatori i Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka deklaruar se statusi aktual i Kosovës në procesin e integrimit evropian nuk pasqyron progresin që vendi ka arritur.

Përmes një postimi, Zulfaj ka theksuar se përparimi i Kosovës është i matshëm në pesë tregues ndërkombëtarë që lidhen me sundimin e ligjit, liritë demokratike, luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias dhe zgjedhjet.

Reklamë

“Ky është kuptimi i asaj që thotë kryeministri Kurti: ‘Statusi i Kosovës në procesin e anëtarësimit në BE nuk e pasqyron progresin e Kosovës’”, ka shkruar Zulfaj.

Ai ka vënë në pah se, pavarësisht përmirësimeve të regjistruara në këta tregues, Kosova vazhdon të mbetet pa statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Progresi i Kosovës është i matshëm. Në pesë tregues ndërkombëtarë që mbulojnë sundimin e ligjit, liritë demokratike, luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias dhe zgjedhjet, Kosova ka shënuar përmirësime gjatë periudhave përkatëse”, ka deklaruar ai.

Zulfaj ka rikujtuar se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022, por ende nuk ka marrë statusin e kandidatit.

“Megjithatë, pavarësisht aplikimit për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e vendit kandidat për BE”, ka theksuar kryenegociatori.

Në postimin e tij, Zulfaj ka kërkuar që përparimi i vendit të njihet dhe reformat të shpërblehen, duke vënë theksin te parimi i zgjerimit të bazuar në meritë.

“Progresi duhet të njihet. Reformat duhet të shpërblehen. Zgjerimi i bazuar në meritë duhet të zbatohet për të gjithë”, ka shkruar ai.

Në fund, Zulfaj ka ritheksuar se Kosova është e gatshme të avancojë në fazën e ardhshme të procesit të integrimit evropian.

“Kosova është e gatshme ta ndërmarrë hapin e radhës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka përfunduar ai.

Reklamë