Njohësi i çështjeve politike Florent Zeqaj, ka vlerësuar se procesi i balotazhit po bëhet gjithnjë e më i rëndë për qytetarët dhe po ndikon në uljen e pjesëmarrjes në votime.
“…Ngarkesë për qytetaret është balotazhi. Rezultati do të jetë qaty qaty. Vullneti i njerëzve për me dalë me votu zvogëlohet… Balotazhi po shihet si kontaminim i skenës politike…”, deklaroi Zeqaj për ATV-në.
Gjithashtu, ai shtoi se në shumë raste një votë mund të bëjë diferencën, gjë që e bën procesin edhe më të ndjeshëm. Sipas tij, sistemi zgjedhor duhet të reformohet në mënyrë që fituesi i zgjedhjeve të përcaktohet që në raundin e parë.
“…Duhet të eliminohet balotazhi — kush e fiton me një votë, duhet ta marrë komunën…”, tha ai.
Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:







