Zbrazet shkolla “Nuhi Mazreku” në Gurishtë të Malishevës

Përgatiti: Sara Shehu

Bankat janë kryesisht të zbrazëta në shkollën fillore të mesme të ulët “Nuhi Mazreku”, në fshatin Gurishtë të Malishevës.

Derisa fshati po braktiset nga banorët, numri i nxënësve në këtë shkollë nuk kalon më shumë se 12 për një paralele.

“Ka qenë 248 numri nxënësve, ka ra në 95. Rënie për çdo ditë, oshtë diçka që nuk do koment. Ka vetëm nga një paralele nga 7-8 nxënës, maksimum 12. Druhemi se po bie për çdo ditë ky numër, është duke u rritë emigracioni, është duke u lëshuar fshati nga banorët. Kjo është arsyeja e braktisjes së shkollës”, tha drejtori i SHFMU “Nuhi Mazreku”, Faik Mazreku.

Ndonëse, objekti i shkollës është i ri, megjithatë në largimin e nxënësve ndikojnë edhe kushtet për mësimnxënie, thotë mësimdhënësi Durim Bytyqi, njëri prej 18 mësimdhënësve.

“Arsye tjera janë problemet, si e mungesa mjeteve teknologjike ndërkohë që objekti oshtë i ri, prej vitit 2014, përveç shkumësit dhe tabelës së zezë, s’kemi diçka tjetër. Kushtet s’po na mundësojnë me bo një proces mësimor më të vullnetshëm së bashku me nxënësit. Me të vërtetë ka humbë motivi te familjet edhe te nxënësit për arsye të këtyre kushteve, s’ka as konkurrencë mes nxënësve, duhet fotokopje, projekt s’kemi, asnjë”, tha Durim Bytyqi, mësimdhënës.

Por drejtori i shkollës nuk pajtohet.

“Kushtet janë në nivel sa i përket mbajtjes së mësimit, si në çdo shkollë tjetër, kemi kushte për të mbajtur procesin mësimor…”, tha Mazreku.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, për vitin 2022 – 2023, numri i nxënësve të regjistruar në arsimin fillor dhe atë të mesëm të ulët, në komunën e Malishevës është 7468.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA