“Golden Globes 2026” e cila u mbajt në Los Angeles, nuk ishte vetëm ngjarja më e madhe e filmave por edhe një protestë e fuqishme politike në tapetin e kuq! Yje të famshëm u shfaqën duke veshur butona me mbishkrime si “BE GOOD” dhe “ICE OUT” për të dërguar një mesazh të fortë kundër agjencisë imigracionit “ICE” dhe bota u ndez!
Emra të mëdhenj si Mark Ruffalo, Wanda Sykes, Jean Smart, Natasha Lyonne, Ariana Grande e të tjerë u panë duke mbajtur butona proteste që nderonin Renée Good, një nënë që u vra nga një agjent i “ICE” në Minneapolis këtë javë dhe tjerë viktima të dhunës së agjencisë.
Në vend që të mungonin vetëm në pista mode, këta aktorë përdorën skenën më të shikuar të mbrëmjes për të bërë zërin e tyre të dëgjohej, duke përzier glamurin me aktivizmin në një mënyrë që askush nuk e priste në “Golden Globes”!
Ndërsa vetëm pak çmime u shpërndanë, mesazhet politike nuk ishin aspak të heshtura dhe diskutimet mbi politikat e imigracionit morën vëmendjen kryesore të medieve një ditë pas.
E gjithë skena u shndërrua nga nje show thjesht hollywood-ian në një moment proteste dhe reflektimi social dhe interneti vazhdon të shpërthejë me komente, debate dhe meme rreth kësaj nisme!






