Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur që para një viti (2023), ta përjashtojë deputetin Haki Abazi, duke u bërë kështu deputeti i parë që është përjashtuar nga një grup parlamentar (sepse në raste të tjera deputetët me dëshirë janë larguar nga një parti politike)
I ftuar në emisionin “LIBERO”, ai e përmendi këtë moment detajisht, duke treguar për fillet e nisjes së problemeve deri te problemi kryesor… Derisa potencoi se sukseset e tij (sidomos gjatë kohës sa ishte Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë) e penguan Albin Kurtin.
“…Në një moment suksesi i Komisionit dhe i imi si Kryetar është bërë përplasje kryesisht me udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje (Kryeministrin e tanishëm), sepse ideja këtu është mbytëse – nuk është përkrahëse dhe nuk është se si mundemi kolektivisht dhe në mënyrë ekipore t’i ngrisim çështjet e t’i realizojmë objektivat dhe rezultatet… Ideja është që askush të mos dalë i suksesshëm… Nuk e durojmë të suksesshmin dhe suksesin e tjetrit…”, tha Abazi.
I pyetur se a do të anëtarësohet në ndonjë parti politike, ai e mohoi një gjë të tillë (të paktën për këtë mandat)
“…Absolutisht jo… Jemi në fund të mandatit, as që ja vlen… Ne kemi bërë një tentim që ta bëjmë një grup parlamentar të të pakënaqurve (nga parti të ndryshme) dhe në momente të fundit është tradhtuar ajo ide nga njëri nga deputët aty…Tradhtinë e kemi pjesë të ADN-së…”, deklaroi ai.
Vlen të theksohet se Haki Abazi vazhdon të jetë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, si i pavarur.
Intervistën e plotë të Haki Abazit, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: