Në ditën e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Prishtinës, kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka marrë pjesë në procesin e votimit së bashku me familjen e tij.
Pas hedhjes së votës, ai ftoi qytetarët të dalin e të votojnë.
“…I ftoj të gjithë (qytetarët) që sa më masivisht ta ushtrojnë të drejtën e tyre… Sido që të jetë rezultati, uroj që gjithcka e mirë t’i pres qytetarët e Prishtinës në mandatin e ardhshëm të qeverisjes…”, deklaroi Çeku
Vlen ta potencojmë se zgjedhjet lokale në balotazh po mbahen në 18 komuna të Kosovës ku kandidatët nuk arritën shumicën absolute në raundin e parë.
Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:







