Besa e Pejës e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2025/2026 të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të dielën mbrëma në Pejë, Besa fitoi ndaj Ulpianës së Lipjanit me rezultatin 43:34. Ishte ndeshje e mbetur e xhiros së nëntë të Superligës së hendbollisteve.
Edona Radoniqi udhëhoqi Besën me 14 gola. Tetë i kishte Samanda Konjuhaj, ndërsa nga gjashtë i realizuan Valza Manxhuka e Erda Macula. Me pesë gola fitoren e ndihmoi Klea Kelmendi.
Tek Ulpiana plot 16 gola i shënoi Dorentina Qufaj. Dhjetë i kishte Bintou Oulare, katër Albesë Dauti e tri Rinesa Zymberaj.
Ishte kjo ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor në Superligën e hendbollisteve.
Besa tani është e shtata me dy pikë, sa i ka edhe Ulpiana në vendin e tetë dhe Kastrioti në të nëntin. /ATVLIVE.TV







