Viktimat e të shtënave masive në Suedi ishin të kombësive të ndryshme

Viktimat e të shtënave masive në Suedi ishin të kombësive të ndryshme. Anna Bergqvist, e cila po drejton hetimin, i tha agjencisë së lajmeve AFP se kishte “nacionalitete të shumta, gjini të ndryshme dhe mosha të ndryshme” midis atyre që vdiqën të martën në një qendër arsimore për të rritur ku ndodhi sulmi në Suedi.

Ndërkaq, ambasada siriane në Stokholm ka konfirmuar se ka qytetarë sirianë në mesin e të vrarëve.

Ambasada siriane në Stokholm tha në një postim në Facebook se donte të “shprehte ngushëllime për viktimat, përfshirë qytetarët sirianë”.

Transmetuesi publik SVT thotë se ka konfirmuar me ambasadorin sirian se të paktën një viktimë ishte sirian, shkruan The Guardian.

Policia suedeze ka refuzuar të përgjigjet për çdo pyetje mbi identitetin e viktimave, duke thënë se verifikimet për identitetin e tyre janë ende në vazhdim.

Policia suedeze tha se skena ku ndodhën të shtënat masive në Örebro i ngjante “ferrit” kur oficerët mbërritën në vendngjarje brenda pesë minutave.

11 persona vdiqën, duke përfshirë edhe sulmuesin. Ndonëse asnjë përditësim nuk u dha për gjashtë personat e shtruar në spital pas sulmit në konferencën e policisë, autoritetet lokale në një konferencë ndaras thanë se dy nga të shtruarit në spital janë kujdes intensiv.

Policia beson se e di ID-në e sulmuesit, por po finalizon kontrollet e ADN-së dhe nuk do të japë emrin e tij përpara se të përfundojë.

Sulmuesi u gjet i vdekur me tre armë pranë tij dhe një sasi “të madhe” municionesh të papërdorura. Një armë e katërt e regjistruar në emër të tij u sekuestrua nga një vend tjetër. Nuk pati asgjë që sugjeronte se kishte sulmues të tjerë.

Hetuesit refuzojnë të spekulojnë për motivet e sulmuesit ndërsa vazhdojnë hetimin e tyre.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA