Vdes në moshën 80-vjeçare ylli italian i muzikës, Toto Cutugno

Ka vdekur në moshën 80-vjeçare kantautori i famshëm italian, Toto Cutugno. Ai ishte i shtruar prej disa javësh në një spital të Milanos.

Lajmin e ka dhënë menaxheri i tij, Danilo Mancuso.

“Pas një sëmundjeje të gjatë, gjendja shëndetësore e këngëtarit u rëndua muajt e fundit”, u shpreh menaxheri.

Cutugno u bë i famshëm në vitin 1983, kur në festivalin e Sanremos këndoi këngën “L’italiano”. Edhe pse kënga e tij doli vetëm në vend të pestë, ajo u bë e njohur në të gjithë botën falë turneve që zhvilloi nëpër botë.

Toto Cutugno ka qenë një nga këngëtarët italianë më të suksesshëm në histori, me më shumë se 100 milionë disqe të shitura. Ai ka marrë pjesë në 15 edicione të Sanremos (rekord që e ndan me Al Bano, Peppino Di Capri, Milva dhe Anna Oxa). E ka fituar këtë festival vetëm një herë, në vitin 1980, me këngën “Solo noi”, dhe ka dalë 6 herë i dyti.

Gjithashtu, është një nga 3 italianët e vetëm që ka fituar Eurovizionin, në vitin 1992 me këngën “Insieme”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA