Peter Greene, aktori i njohur për rolet në “Pulp Fiction” dhe “The Mask”, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.
Ai u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Nju Jork të premten, konfirmoi menaxheri i tij. Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik. Greene mori vlerësime për rolet e ndryshme të kriminelëve dhe të personazheve negativë që interpretoi gjatë karrierës së tij, e cila nisi në të 20-tat.
“Asnjë nuk interpretoi një njeri të keq më mirë se Peter,” tha menaxheri Gregg Edwards për NBC News, partner i Sky News në SHBA, raporton skynews.
“Por ai gjithashtu kishte një anë të butë që shumica e njerëzve nuk e panë kurrë, dhe një zemër të madhe si ari.”
Greene luajti personazhin Zed, një roje sigurie sadist dhe përdhunues, në filmin e Quentin Tarantino-s të vitit 1994, “Pulp Fiction”.
Ai gjithashtu interpretoi villainin Dorian në filmin me Jim Carrey, “The Mask”, po në të njëjtin vit. Përveç roleve mbështetëse, Greene luajti në filmin e vitit 1993 “Clean, Shaven”, ku portretizonte një burrë me skizofreni që dyshohet për një vrasje.
Ai gjithashtu mbahet mend për rolin në “Training Day” pranë Denzel Washington. Greene u shfaq edhe në filmin “The Usual Suspects”.
Greene ka lindur në Montclair, New Jersey, dhe lë pas një motër dhe një vëlla.






