Kalo te përmbajtja
Të fundit

Vazhdon gjykimi për rastin “Banjska”, dëshmon polici Mirsad Kryeziu

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Vazhdon gjykimi për rastin “Banjska”, dëshmon polici Mirsad Kryeziu

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vazhduar gjykimi ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska”: Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq, raporton ATV.

Në seancën e sotme dëshmoi polici Mirsad Kryeziu, njëherësh edhe i plagosur gjatë përballjes me sulmuesit. Ai tregoi se ka qenë i pranishëm gjatë sulmit të armatosur në shtator të vitit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa zyrtarë të tjerë policorë.

Reklamë

Procedura për këta tre të akuzuar është veçuar nga ajo e 42 të tjerëve, përfshirë Milan Radoiçiqin, për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare. Sipas Prokurorisë Speciale, grupi ka kryer vepër terroriste me qëllim të shkëputjes së veriut të Kosovës. /atvlive.tv

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Vazhdon gjykimi për rastin “Banjska”, dëshmon polici Mirsad Kryeziu | ATV