Vagonët e riparuar të Trainkos-it, mbesin në Han të Elezit

Përgatiti: Armand Hoti

Era depërton përmes xhamave të thyer në vagonët e trenit që përshkon rreth 80 kilometrat linjë hekurudhore që ndajnë Prishtinën me Pejën.

Koha la shenja edhe në pamjen e jashtme të vagonëve.

Ndërkaq, pesë vagonë të modelit të njëjtë, janë stacionuar në Han të Elezit, por duken ndryshe, meqë së fundmi u riparuan.

“Si ndërmarrje e kemi të pamundur t’i kthejmë deri në stacionin amë në Fushë Kosovë, për shkaqe që vetëm dihen, shkaku i mbylljes së linjës 10”, tha Agron Statovci, kryeshef i Trainkos.

Mirëpo, transporti deri në Serbi për t’i riparuar, u bë duke shfrytëzuar hapjen e linjës për disa ditë, për nevoja të kompanisë punëkryese në hekurudhë.

“Po normal se ata dëmtohen sepse kanë amortizim. Çdo ditë kanë amortizim dhe neve na kushton si ndërmarrje. Amortizimi, mosshfrytëzimi i tyre, kemi telashe”, tha Statovci.

Punëtorët e stacionit të trenit, janë angazhuar t’i ruajnë që të mos i dëmtojë dikush.

Sipas planit afatmesëm të ndërmarrjes, edhe katër vagonët e tjerë duhet të riparohen.

As kompania punëkryese e as nga Infrakos, nuk u përgjigjën nëse do të gjendet ndonjë alternativë për transportin e vagonëve.

Mbyllja e linjës hekurudhore 10, pamundëson transportin ndërkombëtar të mallrave. Ndërkaq, transporti i udhëtarëve, nuk i sjell fare fitime ndërmarrjes.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve, në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA