15.7 C
Pristina
Saturday, March 14, 2026

Ulutash: Serbia të luajë rolin e vet në përgjegjësinë për Banjskën

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, ka deklaruar se shtetet anëtare të NATO-s mbeten të shqetësuara për dhunën e vitit 2023 në Banjskë dhe Zveçan, duke ripërsëritur thirrjen e Sekretarit të NATO-s që autoritetet serbe “të luajnë rolin e tyre” në këtë çështje.

Në një intervistë për mediat serbe, ai tha se situata e sigurisë në Kosovë është paqësore dhe nuk ka ndryshime të dukshme krahasuar me vitin 2023, prej incidentit në Banjskë dhe protestave të dhunshme të serbëve në veri.

“Nuk kam vërejtur ndryshim të theksuar, por situata është ende e ndjeshme, që është rezultat i problemeve të pazgjidhura”, tha Ulutash, transmeton Danas. Ai shtoi se “situata e ndjeshme” nënkupton një mjedis të sigurt, megjithëse tensionet politike nuk janë zhdukur.

Sa i përket bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë, Ulutash theksoi se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës filloi në vitin 2014 dhe gëzon mbështetjen e shumë shteteve.

“Anëtarësimi në NATO nuk i parandalon anëtarët e aleancës të implementojnë marrëveshje shtesë në bashkëpunim, përfshirë stërvitjet ushtarake”, shtoi ai.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA