Kalo te përmbajtja
Të fundit

Turbullirat në kanalin Ibër-Lepenc lënë pa ujë disa zona të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit e Prishtinës

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Turbullirat në kanalin Ibër-Lepenc lënë pa ujë disa zona të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit e Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga mesnata e së enjtes është krijuar një problem serioz në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj, për shkak të turbullirës së shfaqur në kanalin Ibër-Lepenc si pasojë e punimeve teknike në këtë kanal.

Si rezultat, siç thuhet, furnizimi me ujë është çrregulluar në disa zona të Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Drenasit, ndërsa ndikim mund të ketë edhe në disa pjesë të Prishtinës.

Reklamë

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se aktualisht ITU Shkabaj nuk është duke trajtuar ujë.

Ndërkohë, impiantet Albanik dhe Badoc po punojnë me kapacitete maksimale për të mbuluar nevojat dhe për të minimizuar mungesën e furnizimit me ujë.

Reklamë

Turbullirat në kanalin Ibër-Lepenc lënë pa ujë disa zona të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit e Prishtinës | ATV