Tudor debutoi në Juventus me fitore: Luajtëm me zemër, duhet t’i kënaqim tifozët tanë

Igor Tudor buzëqesh, duke parë mundësinë që ai krijoi dhe çoi në avantazhin e Juves ndaj Genoa. Kjo pasoi me festimin e tij të fortë. “Më doli kështu, nuk e provuam, – shpjegoi kroati për mikrofonat e Dazn. – Jam shumë i kënaqur, sepse Genoa është një ekip serioz që po bën mirë, vrapon, Lufton. Nga ana tjetër, ne kemi kaluar periudhën që të gjithë e dimë. Kemi bërë 2-3 seanca stërvitore, kishte pak entuziazëm. Në 2-3 ditë stërvitje kjo periudhë nuk kalon, si nga ana tekniko-taktike, ashtu edhe nga ana psikologjike. Duhet ta kalosh gjithçka me punë”.

Tudor për Juventusin e tij të ri – Trajneri i ri i bardhezinjve, pastaj, tregoi se si ka provuar ta ndryshojë ekipin: “Tani është gjithçka ndryshe, luhet më shumë në drejtim vertical. Paralelisht kërkohet një intensitet tjetër për ta bërë këtë. Jam i lumtur sepse djemtë dhanë gjithçka, është një fitore që e merituam. Jemi të kënaqur veçanërisht për tifozët. Fituam me zemër, tani duhet të pushojmë dhe të fillojmë të punojmë seriozisht, për një javë të plotë, me të gjithë lojtarët në dispozicion”.

Tudor për Yildiz – Trajneri kroat, megjithatë, duhet ta falënderojë Kenan Yildiz, i cili, me golin e tij në minutën e 25-të, iu dha tri pikët bardhezinjve: “Jam shumë i kënaqur për të, ka cilësi të rëndësishme. Më pëlqeu ai, por dhe në mbrojtje ishim të fortë. Në mesfushë bëmë një punë të madhe. Mund të kishim shënuar edhe gola të tjerë, të paktën një tjetër, ndaj na vjen keq, por 1-0 ndonjëherë është më mirë psikologjikisht se 2-0. Kur ndeshja përfundon, megjithatë…”

Tudor për Koopmeiners – Buzëqesh dhe nuk kursen shakatë Tudor, por nuk fshihet për shkakun e vetëm të hidhur: Teun Koopmeiners, ende i paaftë për të ndikur: “Nuk është një moment i madh për të, por ka treguar se është lojtar i fortë këto vite. Nga periudha të tilla dilet vetëm duke punuar fort. Është një djalë i mirë që ka dëshirë, duket mjaft i interesuar, ka një këmbë të shkëlqyer. Është i rëndësishëm për ekipin, por duhet ta rifitojmë me formën optimale”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA