Donald Trump sapo ka folur publikisht për planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën.
Ai tha se mendonte që e enjtja e ardhshme ishte një “afat i përshtatshëm” për Ukrainën që të pranonte planin me 28 pika.
“Kam pasur shumë afate, por nëse gjërat po shkojnë mirë, ka tendencë t’i zgjatësh ato. Por e enjtja, mendojmë se është një kohë e përshtatshme”, tha Trump.
Ndryshe, Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk do të tradhtojë interesin kombëtar të Ukrainës, ndërsa po shqyrton planin e paqes të SHBA-së.
Por presidenti i Ukrainës paralajmëroi se java e ardhshme do të jetë shumë e vështirë për vendin, pasi përballet me zgjedhjen midis humbjes së një partneri të madh ose dinjitetit të tij.
Në një deklaratë video, ai tha se nuk do ta lejonte Rusinë të akuzonte Ukrainën për prishjen e çdo procesi paqeje, ndërsa vendi i tij përballet me një nga momentet më të vështira në historinë e tij.







