A e dini se jo të gjithë njerëzit pajtohen me formën e tokë, kemi nga ata që besojnë se është sferike, nga ata që mendojnë se është ovale dhe një ndër më të veçantat teori, ajo se toka është e rrafshët, duke u bërë kishe kemi harruar për teorinë se toka qëndron në shpinën e një breshke kolosale…
Në vitin 2018 në Karolinën e Veriut u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare “Flat Earth” apo toka e rrafshët, e cila mblodhi qindra pjesëmarrës që ndajnë besimin e njëjtë, e që është se Toka nuk është sferike, por e sheshtë duke lënë pjesën tjetër të botës të tronditur nga kjo ide.
Në këtë ngjarje u prezantuan teori dhe argumente që synonin të sfidonin mendimin e faktet shkencore mbi formën e tokës. Sipas përfaqësuesve të këtij grupi, shumë prej fakteve të pranuara gjerësisht nga komuniteti shkencor nuk janë të besueshme, pra Teoria konspirative nuk mbaron…
Ata theksojnë se realiteti i përditshëm, si mënyra se si e perceptojmë horizontin apo mënyra se si qëndrojnë objektet, mbështet idenë e Tokës së rrafshët, disa nga këta besimtar të kësaj teorie konspirative, tentuan edhe ta vërtetojnë këtë gjë, duke rezultuar në… po pra duke konkluduar se toka eshte sferike.
Megjithatë, shkenca moderne ofron prova të shumta që e rrëzojnë këtë pretendim se toka eshte e rrafshet. Fotografi të shumta satelitore, misionet hapësinore dhe matjet shkencore kanë vërtetuar prej kohësh se Toka është sferike, por kjo si ndalon teoritë konspirative
Një nga këta besimtar ishte “I tërbuari” Mike Hughes, i cili ndërtoi një pseudo – anije në shtëpi, e me buxhet vetëm 18 mijë euro, me të cilën do të ngrihej lartë dhe ta vërtetonte teorinë e tij për botën e sheshtë, gjë që nuk ja arriti por fatkeqësisht humbi jetën duke tentuar
Për këtë arsye, konferenca të tilla mbeten më shumë si forume alternative të mendimit, sesa si burime të mirëfillta shkencore.
Konferenca të tilla thjesht tregojnë se kureshtja dhe mendimet e ndryshme ekzistojnë, por shkenca vazhdon të qëndrojë mbi bazat e provave të qarta dhe të verifikuara dhe se nuk është ide e mire t’i marrësh vetë frenat e shkencës në dorë, por t’ua lësh profesionistëve…