ATV fton të gjithë hulumtuesit e fushës së gazetarisë, politikave, ekonomisë dhe sportit të aplikojnë pozitën e konsulentit/e së jashtëm për dokumentari CEREK MILIARDE PEZULL.
Përshkrimi i angazhimit
Konsulenti/ja do të angazhohet në fazën e zhvillimit dhe realizimit të dokumentarit, duke ofruar mbështetje profesionale në:
- Hulumtimin dhe përgatitjen e përmbajtjes tematike;
- Strukturimin e narrativës dhe qasjes editoriale;
- Identifikimin e burimeve, intervistuesve dhe lokacioneve relevante;
Kualifikimet e kërkuara
- Së paku 5 vjet përvojë si hulumtues ose udhëheqës projektesh në fushat e lartë-cekura
- Përvojë profesionale në produksione dokumentare, kërkim mediatik, ose studime analitike;
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe shkrimore;
- Njohuri të mira të kontekstit shoqëror e politik në Kosovë dhe rajon;
- Fleksibilitet për bashkëpunim me ekipin e produksionit gjatë periudhës së zhvillimit të projektit.
Kohëzgjatja e angazhimit
Angazhimi i paraparë është 10 ditë pune, gjatë muajit nëntor 2025.
Aplikimi
Të interesuarit duhet të dërgojnë:
- CV-në e përditësuar;
- Një letër motivimi (deri në 1 faqe) që përshkruan përvojën relevante dhe arsyen e interesimit;
- Shembuj pune ose referenca (nëse ka).
Dokumentet duhet të dërgohen me email në adresën: [email protected]
me subjektin: Aplikim për Konsulent Dokumentari – [Emri Mbiemri]
Afati i fundit për aplikim: 28 / 10 / 2025, ora 17:00.