Psikologu Naim Telaku, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se rreshteri Muhamed Lika duhet të vlerësohet si hero i shoqërisë, për shkak të sakrificës në luftimin e ekstremizmit, njëjtë si rreshteri Afrim Bunjaku.
Sipas Telakut, rënia në detyrë e Likës përballë ekstremizmit është një akt heroik që përfaqëson përpjekjen e institucioneve për të mbrojtur shoqërinë nga rreziqe të importuara.
“Lufta që e ka bërë rreshteri Muhamed Lika është një lloj importimi të një ekstremizmi, i një fundamentalizmi të kësaj natyre, edhe ramja e tij në detyrë, domethënë mendoj që është një heroizëm për t’u vlerësuar. Është një heroizëm për t’u lavduar në çdo aspekt, që shkon edhe në nivele të arrestierit Afrim Bunjaku”, tha Telaku.
Ai tha se Kosova është shoqëri në tranzicion dhe terren i ndjeshëm për ndikime të jashtme që nxisin ekstremizmin në forma të ndryshme, përfshirë edhe ato fetare.
“Ne jemi një shoqëri me një sistem të brishtë të drejtësisë… jemi goxha tokë e pëlleshme për kultivim të ndikimeve nga më të ndryshme të jashtme. Policia e Kosovës ka bërë shumë aksione të suksesshme në parandalim të një ekstremizmi të kësaj natyre… kemi parë edhe organizata që shkojnë deri në nivel të kulteve që rekrutojnë qytetarë të këtij vendi për misione të ndryshme”, deklaroi Telaku.
Deklaratën e plotë të Naim Telakut në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: