Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen një orë mbrapa

Si çdo vit, në natën mes të shtunës dhe të dielës së fundjavës së fundit të tetorit, fillon periudha e ndryshimit të orës.
Këtë vit, akrepat do të kthehen një orë prapa natën mes 24 dhe 25 tetorit, kur ora 03:00 do të bëhet 02:00, duke shënuar fillimin e orës dimërore.
Reklamë
Ora dimërore do të qëndrojë në fuqi deri më 28 mars 2027, kur si gjithmonë në orën 03:00 të mëngjesit do të hyjë në fuqi ora verore.
Përcaktimi i ndryshimit të orës nuk ka asnjëherë datë fikse, por aplikohet gjithmonë natën mes të shtunës dhe të dielës së fundit të muajit tetor dhe muajit mars.
Pavarësisht polemikave që prej disa vitesh kanë shoqëruar ndryshimin stinor të orës, ende nuk është vendosur asgjë nga BE-ja.
Ndryshimi i orës shoqërohet shpesh me probleme, si për shembull: vështirësi për të fjetur në mbrëmje, zgjime gjatë natës, përgjumje gjatë ditës, lodhje, vështirësi për t’u mësuar me ritmet e reja, acarim, stres dhe ndryshim humori.
Që prej vitit 1981, u vendos ligji që ndryshimi i orës të bëhet në të gjithë shtetet e Evropës.










