Taylor Swift u bë miliarderja e parë nga muzika, ja kush qëndron pas saj…

Taylor Swift e kaloi Rihannan duke u bërë muzikantja më e pasur në botë pas suksesit të turneut të saj Eras.

Pasuria e Swift tani është 1.6 miliardë dollarë, sipas Forbes .Menjëherë pas Sëift është Rihanna (1.4 miliardë dollarë), pasuria e së cilës vjen kryesisht nga aksionet e saj në kompanitë e saj Fenty Beauty dhe Savage X Fenty dhe jo nga muzika. Madonna ka pasuri 850 milionë dollarë kurse vlera e Beyonces ishte rreth 760 milionë dollarë në maj, e cila u rrit vitin e kaluar pasi ajo fitoi rreth 100 milionë dollarë nga turneu i saj. Celine Dion ka një vlerë rreth 550 milionë dollarë, shumica e të cilave vjen nga koncertet e saj të suksesshme në Las Vegas.

Swift, 34 vjeçe, u bë muzikantja e parë që u bë miliardere vetëm në bazë të vlerës së këngëve dhe performancave në vitin 2023. Forbes vlerëson se katalogu i saj muzikor kap vlerën e 600 milionë dollarëve, dhe turnetë i kanë sjellë asaj 600 milionë dollarë të tjera. Ajo gjithashtu zotëron rreth 125 milionë dollarë pasuri të paluajtshme.
Vitin e kaluar, Forbes vlerësoi se vetëm pjesa e parë e Eras Tour i dha asaj 190 milionë dollarë. Eras Tour u bë turneu i parë i koncerteve që tejkaloi 1 miliard dollarë në total bruto.

Ndërsa pasuria dhe fama e Sëift-it janë rritur, po ashtu është rritur edhe reputacioni i saj si një nga njerëzit më të fuqishëm në botë. Forbes e renditi atë gruan e pestë më të fuqishme në botë në vitin 2023—duke e bërë atë artisten e renditur më të lartë dhe duke e vënë atë në mesin e liderëve politikë dhe të biznesit më me ndikim në botë—duke përmendur ndikimin e saj Eras Tour që ka pasur në ekonomitë lokale dhe dedikimin e fansave të saj, të njohur si Sëifties. Sëift u emërua gjithashtu si Personi i Vitit në Time 2023 dhe ajo është konsideruar si një figurë me ndikim në politikë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA