Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas gjetjes së 10 detonatorëve në afërsi të fshatit Gnjezhdan, në Leposaviq, duke e cilësuar rastin si një tentativë të rrezikshme që mund të kishte rezultuar në sulme terroriste.
Sveçla ka bërë publike edhe fotografi nga vendi i ngjarjes dhe ka konfirmuar se detonatorët ishin të pajisur me ndezës me fitila, ndërsa ka vlerësuar se ndërhyrja e shpejtë e organeve të sigurisë ka parandaluar një skenar të rëndë.
Sipas tij, prania e Policisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë ka bërë të mundur kapjen dhe neutralizimin e këtyre mjeteve, të cilat, siç thotë ai, do të përktheheshin në sulme me synim shkaktimin e pasigurisë dhe frikës tek qytetarët.
Sveçla theksoi se Policia e Kosovës dhe institucionet e sigurisë mbeten të vendosura në ballafaqim me bandat kriminale, duke paralajmëruar se sulme të tilla do të hasin në përgjigjen e merituar.







