Sot (e mërkurë) nis zyrtarisht edicioni 2025/26 i Ligës së Evropës, me nëntë ndeshje që zhvillohen gjatë ditës, ndërsa nëntë të tjera janë parashikuar për nesër (e enjte), në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës.
Pas emocioneve dhe spektaklit që solli java e parë e Ligës së Kampionëve, tani vëmendja zhvendoset tek gara e dytë më prestigjioze evropiane për klube, e cila pritet të sjellë duele po aq interesante.
Edhe këtë sezon, ndeshjet do të zhvillohen në dy termine të ndryshme: ato të para nga ora 18:45 dhe ndeshjet e mbrëmjes nga ora 21:00.
Përballjet kryesore të ditës së sotme përfshijnë:
Dinamo Zagreb – Fenerbahce
Braga – Feyenoord
Real Betis – Nottingham Forest
Ndërkohë, edhe takimet tjera nuk mungojnë në intensitet:
Nice vs Roma
Malmo vs Ludogorets
Freiburg vs Basel
Crvena Zvezda vs Celtic
PAOK vs Maccabi Tel Aviv
Midtjylland vs Sturm Graz
Vlen të përmendet se fituesi i edicionit të kaluar ishte Tottenham Hotspur, i cili në finale mposhti Manchester Unitedin, duke siguruar kështu një biletë për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve për sezonin aktual. /ATVLIVE.TV