“Si e verdhë e sëmurë” fiton “Zemrën e Sarajevës” për dokumentar të shkurtër

PËRGATITI: TEUTA ARIFAJ 

Filmi dokumentar “Si e verdhë e sëmurë” në regji të regjisores kosovare, Norika Sefa ka fituar shpërblimin e filmit më të mirë dokumentar të shkurtë në Festivalin e Filmit në Sarajevë.

Dokumentari i cili zgjat rreth 23 minuta paraqet disa rrëfime të veçanta të marra nga videokasetat e vjetra, kryesisht histori familjare të anëtarëve të cilët nuk janëmë. Ky është shpërblimi i dytë për dokumentarin e Sefës meqë paraprakisht u shpërblye në Dokufest.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve, me ç’rastedhe u përmbyll edicioni i 30-të i Festivalit të Filmit nëSarajevë Norika Sefa, nuk ishte e pranishme. Si shumëkosovarë të tjerë ajo pati probleme me afatin e vizës i cili i kishte skaduar ngase i ishte lëshuar vetëm për katër ditë. Por publikut e organizatorëve u është drejtuar me një video mesazh.

Suksesin e Sefës në Sarajevë e ka përshëndetur edhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku. Ai ka thënë se kjo arritje edhe një herë shpërfaq potencialin e jashtëzakonshëm që ka Kosova. Për shpërblimin nëFestivalin në Sarajevë ka reaguar edhe Qendra Kinematografike e Kosovës.

“Filmi është një zhytje në kujtesën e Norës, ku realitetet shkrihen, e keqja dhe e bukura ndërthuren derisa të gjitha përzihen dhe formohet diçka tjetër”, shkruan Qendra e Kinematografisë.

Në anën tjetër, Festivali i Filmit në Sarajevë cilësohet si ngjarja e madhe dhe më prestigjioze e filmit në Evropën Juglindore dhe një prej më të mëdhenjve në Evropë.

Historia e këtij festivali filloi në vitin 1995, pikërisht kur Sarajeva mbahej e rrethuar nga forcat ushtarake serbe. Ndonëse në mes të luftës edicioni i parë i festivalit me filma nga vetëm 15 vende të botës ishte përcjellë nga 15 mijë njerëz.

Këtë vit gjithsej 54 filma në katër kategori konkurruan për shpërblimin “Zemra e Sarajevës”, dhe tre filma të tjerë u shfaqën jashtë konkurrencës. Festivali i Filmit në Sarajevë në total prezantoi më shumë se 240 filma nga 70 vende.

Ylli i edicionit të sivjetmë ishte aktorja hollivudianeMeg Ryan e cila u shpërblyue me Zemrën e nderit tëSarajevës dhe regjisori amerikan, John Turturro.  

E përgjatë 30 vjetëve të këtij festivali, qilimin e kuq tëtij e kanë shkelur qindra yje botërore të filmit, regjisë e muzikës sikurse Angelina Jolie, Brad Pitt, Robert de Niro, Orlando Bloom, Morgan Freeman, GerardDepardieu, Benicio del Toro, Bono Vox e të tjerë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA