13.6 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

Shqiptarët e Kosovës, të parët në Evropë për bujarinë

Bujaria, mbështetja për atë që ka nevojë, si dhe mikpritjen kanë qenë gjithmonë virtyt i shqiptarëve.

Sondazhi i fundit i “Gallup”, i kryer në funksion të indeksit të lumturisë 2023, tregon se Shqipëria renditet ndër të fundit në Evropë, sa i takon treguesve të bujarisë dhe mbështetjes sociale.

Ndryshe është situata për shtetasit e Kosovës, që vazhdojnë t’í ruajnë e zbatojnë këto tradita, duke u renditur ndër të parët në botë sa i përket bujarisë.

Mbështetja sociale është një tregues që sipas metodologjisë së raportit lidhet me pasjen e dikujt ku të mbështetesh në kohë telashesh, transmeton atvlive.tv.

Shqipëria në këtë tregues renditet e fundit në Evropë dhe e 29-a nga fundi në botë.

Mbështetja sociale e shqiptarëve është njëlloj me atë të shteteve si Congo, Zimbabëe, Kenya, Honduras etj.

Në rajon, pas Shqipërisë, mbështetje më të ulët sociale ka në Maqedoninë e Veriut.

Kosova renditet ndër 40 vendet në botë që mbështesin njëri-tjetrin, ndërsa nuk ka të dhëna për Serbinë e Malin e Zi.

Shtetet me mbështetjen sociale më të lartë në botë janë Zelanda e Re, Danimarka, Finlanda, Islanda.

Edhe në indikatorin tjetër, atë të bujarisë, Shqipëria renditet ndër të fundit në Evropë.

Hulumtimet tregojnë se në të gjitha kulturat, duke filluar nga fëmijëria e hershme, njerëzit tërhiqen nga sjelljet nga të cilat përfitojnë njerëzit e tjerë.

Shqipëria është ndër vendet më pak bujare të Evropës, por rekordin negativ e mban Greqia, së bashku me Bullgarisë, Rumaninë, Portugalinë.

Shtetasit e Kosovës sërish renditen shumë më mirë sesa ne, ndër 25 shtetet më bujare në botë.

Mbështetja e ulët e pritshme nga miqtë e të afërmit, së bashku me të ardhurat e ulëta për frymë, e perceptimin e lartë të korrupsionit janë disa nga faktorët që e rendisin Shqipërinë ndër shtetet më të palumtura të Evropës.

Ndonëse të ardhurat për frymë të Kosovës janë më të ulëta sesa të Shqipërisë, sërish shtetasit e Kosovës renditen shumë më mirë se Shqipëria në indeksin e lumturisë, pasi fitojnë pikë nga mbështetja e lartë, që kanë për njëri-tjetrin./atvlive.tv/

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA