Shqipëri: Mbyllet seanca e Kuvendit mes tensioneve e debateve

Mbyllet seanca plenare mes debateve dhe përplasjeve të shumta. Mazhoranca ka miratuar me 74 vota pro të gjithë rendin e ditës që ishte parashikuar. Ditën e sotme ishin parashikuar në rendin e ditës disa çështje me rëndësi për mbarëvajtjen e Kuvendit siç ishte ndryshimi i rregullores së kuvendit.
74 deputetët e mazhorancës arritën të votonin e të miratonin këtë ndryshim ku parashikohet që deputetët të cilët thyejnë rregullat në sallën e Kuvendit përjashtohen nga 30 deri në 60 ditë.
Reklamë
Tensione përplasje kaos jashtë dyerve të kuvendit ka pasur gjatë ditës së sotme. Seanca ka zgjatur vetëm pak minuta, pa diskutime. Kryetarja e kuvendit kaloi në votim rendin e ditës.
Socialistët javën e kaluar depozituan me procedurë të përjashtuar në Kuvendin e Shqipërisë disa ndryshime në rregulloren e kuvendit, ku nga 10 ditë përjashtimi, me miratimin e ditës së sotme të rregullore së re dhe ndryshimeve të saj, deputetët që nuk do kenë një sjellje normale në Kuvendin e Shqipërisë, mund të përjashtohen nga 30-60 ditë nga Kuvend. /Euronews.al/








