Pikat e shiut që nuk i mban dot tavani i pa qëndrueshëm, bëhen bashkë me lotët e nënës, e cila është e detyruar që, e vetme t’i rrisë dy fëmijët e saj.
Pranvera Shala nga Peja është një nënë vetë ushqyese dhe e cila jeton në kushte tejet të rënda. Ajo ka disa vite që është ndarë nga burri dhe që atëherë ka mbetur pa vendbanim.
Në një bisedë për ATV-në, ajo ka thënë se e ka shumë të vështirë t’ua sigurojë ushqimin dy fëmijëve të saj.
“S’kam as social, as nuk marrë pare prej ndokujt. Këtu kur ka ra zjarri, me kanë ndihmu tri familje me nga 50 euro. Socialin i kam dorëzuar edhe njëherë dokumentet, ishalla kësaj radhe e lëshojnë. Kam punu ditë-ditë, kam pastru nëpër banesa, por s’ka as punë, nuk po thirrin”, thotë ajo.
Pranvera thotë se e ka shumë të vështirë t’ua sigurojë ushqimin dhe veshmbathjen dy fëmijëve të saj.
“Shumë e kam vështirë me e siguru ushqimin, sepse janë ende të vegjël e s’po mundem me i lanë vet, por nga 3-4 orë sa janë në shkollë, kur po më thirr ndokush me pastru banesa, po shkoj. Kështu po ia dalim. Edhe për veshmbathje nuk është se na ka ndihmu ndokush, veç vet kështu qysh kam mundur”, rrëfen ajo. /atvlive.tv