-0.4 C
Pristina
Thursday, December 11, 2025

Sërish përplasje në KPK, kërkohet largimi i Qalajt nga mbledhjet deri në një vendim final gjyqësor

Mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës ka nisur sërish me përplasje mes anëtarëve.

Anëtari i KPK-së, Veton Shabani ka kërkuar që Agron Qalaj të mos marrë pjesë në mbledhjet e KPK-së, deri në një vendim final të Gjykatës Supreme, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Situata e krijuar së fundmi në Këshill është jashtë kornizave të ligjshmërisë. Pas mbledhjes që u mbajt menjëherë pas shkarkimit të kundërligjshëm të Besim Kelmendit, u informuam nga ai se ka dërguar ankesë në Supreme. Prokurori Qalaj nuk është dashur të marrë pjesë në atë takim… Pavarësisht kësaj ai qëndroi në mbledhje duke thënë se është anëtar ex-officio. Ju si kryesues është e domosdoshme të reflektoni dhe zotëri Qalaj të mos marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme pa një vendim të Supremes dhe Apelit dhe në mbledhje të marrë pjesë zotëri Kelmendi.

Kërkoj nga ju kryesues dhe të tjerët të ndaloni çdo veprim deri në përfundimin e procedurës gjyqësore dhe epilogut final nga Supremja dhe Gjykata e Apelit”, tha ai ndër të tjera.

Pas kësaj u deklarua edhe vetë prokurori Qalaj, i cili tha se se “ushtrimi i mandatit të tij nuk kushtëzohet me asnjë procedurë ankimore”.

“Lidhur me mandatin tim si anëtar ex-officio dhe ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit, vendimi i Këshillit përcakton efekt të menjëhershëm në përputhje me parimet e së drejtës administrative. Ligji nuk parashikon asnjë formë shtyrje të hyrjes në fuqi të këtyre vendimeve dhe ushtrimi i mandatit tim nuk kushtëzohet me asnjë procedurë ankimore. Pjesëmarrja ime në këtë mbledhje është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e dispozitave ligjore dhe vlefshmërisë së vendimit të Këshillit. Pozita e u.d. Kryeprokurorit të Shtetit përfshinë detyrim ligjor për të marrë pjesë në punën e Këshillit si anëtar ec-officio”, tha ai ndër të tjera.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA