Selvije Jao, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka reaguar publikisht përmes një postimi në Instagram, duke sqaruar situatën lidhur me kujdestarinë dhe mbështetjen për djalin e tyre, Roelin.
Në deklaratën e saj, Jao thekson se ajo është kujdestarja e vetme ligjore e të birit dhe se mirëqenia dhe siguria e Roelit janë prioriteti i saj absolut. Ajo bëri të ditur se çdo vendim që lidhet me djalin është marrë dhe do të merret gjithmonë në interesin e tij.
Përmes këtij reagimi, Selvije Jao synon të shmangë çdo keqkuptim apo spekulim publik, duke theksuar gjithashtu transparencën në lidhje me çdo formë mbështetjeje që i ofrohet djalit të saj.
Në postimin e saj, ajo shprehet se dëshiron të falënderojë çdo person që ka ofruar ndihmë, por njëkohësisht thekson se nuk dëshiron që askush të përfitojë në emër të Roelit, pasi ai ka llogarinë e tij bankare personale.
Reagimi i saj vjen në një moment delikat dhe synon të qartësojë publikun mbi përgjegjësitë ligjore dhe kujdestarinë, duke vënë në qendër interesin dhe të ardhmen e fëmijës.






