Kalo te përmbajtja
Të fundit

Selimi: Ja pse nuk e votova Gërvallën

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Selimi: Ja pse nuk e votova Gërvallën

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi ka reaguar pas komentimeve të shumta për abstenimin e saj ndaj emrit të Donika Gërvallës si kandidate nga kjo parti për kryekuvendare në seancën e sotme konstituive.

“Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim”, ka shkruar ajo në Facebook.

Reklamë

Selimi më tej ka thënë se këtë sqarim po e bën për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka bashkëngjitur dy postimet e Donika Gërvallës për Rexhep Selimin në vitin 2020. Gërvalla e kishte kundërshtuar Selimin si kryetar i grupit parlamentar të VV-së në Kuvendin e Kosovës, duke përmendur faktin që është një nga të dyshuarit e Hagës.
Në postimin tjetër ajo duke marrë shembull Selimin, ka thënë se “LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskretuara të botës së krimit”.

Kuvendi i Kosovës dështoi sërish të konstituohet edhe për herën e 55-të. Deputetët nuk i dhanë dritën jeshile për karrigen e kryetarit të Kuvendit as Albulena Haxhiut e as Donika Gërvallës. Seanca konstituive vazhdon të premten, në orën 11:00.

Reklamë

Selimi: Ja pse nuk e votova Gërvallën | ATV