Selena Gomez sic duket është lodhur nga spekulimet rreth procedurave të mundshme kozmetike.
Kjo është arsyeja pse ajo komentoi së fundmi në një klip nga TikToker Marissa Barrionuevo që u publikua në vitin 2023. Ajo punon si asistente mjekësore në kirurgjinë e bukurisë dhe publikonte rregullisht video në të cilat spekulonte se çfarë operacionesh mund të kishin bërë disa yje.
Në rastin e Selenës, ajo tregoi fotot para dhe pas. Dihet se Gomez prej vitesh po lufton me probleme të ndryshme shëndetësore që ndikojnë edhe në pamjen e saj, siç është sëmundja autoimune lupus.
Megjithatë, ajo dukej thellësisht e mërzitur dhe shkroi nën video: “Sinqerisht, e urrej këtë. Unë isha duke marrë ilaçe me përmbajtje steroide për shkak të një shpërthimi . Unë kam Botox , kaq. Më lini të qetë”. Këto medikamente mund të shkaktojnë fryrje të fytyrës, duke rezultuar në një pamje dukshëm të ndryshme./NO FILT