Nga zyrtarët policorë të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 178 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 42 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi ata kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
Kështu në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 6 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq aktivitetet policore kanë vazhduar edhe në fushën e sigurisë në trafikun rrugor.
Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3555 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.