Kalo te përmbajtja
Të fundit

Sejdiu uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kërkon kujdes të shtuar në raport me qëndrimet shtetërore ndaj arenës ndërkombëtare

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Sejdiu uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kërkon kujdes të shtuar në raport me qëndrimet shtetërore ndaj arenës ndërkombëtare

Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke thënë se vendi ka arritur të përmbushë ambicien për shtet të lirë.

“Kosova është një përmbushje e ambicieve, e dashurisë apo vullnetit për të mbërritë për t’u demonstruar si shtet i lirë”, ka thënë ai.

Reklamë

Sejdiu ka kërkuar kujdes të shtuar në raport me qëndrimet shtetërore ndaj arenës ndërkombëtare.

“Në dialog të reflektojë interesi i cili kapërcen kufijtë partiak. Nëse një elitë politike kornizohet me kufijtë partiak, është e rrezikshme nëse lihet pjesa tjetër anash, jo për vota por për çështje zhvillimi”, ka thënë Sejdiu, i cili në 2008 ka qenë president në kohën kur Kosova shpalli pavarësinë.

Reklamë

Sejdiu uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kërkon kujdes të shtuar në raport me qëndrimet shtetërore ndaj arenës ndërkombëtare | ATV