Seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, aksion para gjykatës

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, të dielën ka zhvilluar aksion para Gjykatës Themelore për vrasjen e Liridona Ademajt, raporton EO.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist është duke mbajtur një aksion simbolik para Gjykatës Themelore të Prishtinës para nisjes së seancës dëgjimore ndaj Naim Murselit, bashkëshortit të Liridona Ademaj, si dhe dy të dyshuarve tjerë për vrasjen e saj.

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” është parulla që u ngrit nga aktivistet para objektit të Themelores.

Njëra ndër organizatorët e kësaj proteste, Trina Binaku, tha se dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk janë incidente por simptoma të patriarkalizmit.

“Jemi mbledhur në këtë aksion simbolik për të dënuar sulmin makabër të një gruaje dhe se në nuk do të qëndrojmë të qeta kur burrat vazhdojnë të dhunojnë e të vrasin vajza e gra, dhuna e gjinizuar ndaj vajzave edhe grave dhe femicidi nuk janë incidente apo simptoma psikologjike, ato janë simptoma të patriarkalizmit i cili e qeverisë familjen dhe të gjithë neve”, tha Binaku, teksa bëri thirrje edhe për një protestë të martën.

“Gratë dhe vajzat në Kosovë jetojmë më frikë e kjo nuk benë të vazhdojë kështu nuk mund të këtë paqe përderisa gratë përjetojnë gjendje lufte, këtë të marte duke filluar nga ora 18:00 thrrasim protestë gjithë popullore, sot nga pallati i drejtësisë ku po gjykohen vrasësit e Liridonës, thërrasim në organizim dhe veprim të gjithë që të mblidhemi dhe të themi se nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, u shpreh ajo.

Naim Murseli, burri i tanimë të ndjerës, Liridona Ademaj, e ka pranuar se e ka porositur vrasjen e gruas së tij.

Thuhet se Murseli, ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e saj.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA