21.1 C
Pristina
E martë, 24 Shtator, 2024

SBASHK apel mësimdhënësve të Arsimit Parauniversitar: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

Serbia duhet të mbajë përgjegjësi dhe të jep llogari për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, thonë analistët politikë. Sipas tyre, Kosova duhet të angazhohet më shumë në aspektin diplomatik për të kërkuar dënimin e Serbisë, pasi konsiderojnë se institucionet e vendit s’kanë arritur ta shfrytëzojnë maksimalisht sulmin në Banjskë për të përfituar në aspektin politik ndaj Serbisë. Në përvjetorin e parë të sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, ndihmën e faktorit ndërkombëtarë për ta mbajtur Serbinë përgjegjësi e kërkoi edhe kryeministri Albin Kurti.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë për KosovaPress se shteti serb është përgjegjësi i plotë për sulmin terrorist në Banjskë.

Megjithëse shtetet ndërkombëtare po kërkojnë që vetëm përgjegjësit e sulmit terrorist të dalin para drejtësisë, Arifi shton se perëndimi herët apo vonë do t’i kërkojë Serbisë të jep llogari për atë çka ka ndodhur më 24 shtator 2023.

“Shteti serb është përgjegjës i plotë për të gjitha ato që kanë ndodhur, derisa nuk i merr masat adekuate të cilat perëndimi po i kërkon dënimin e përgjegjësve për sulmin terrorist. Perëndimi është duke kërkuar por duhet kuptuar që gjithmonë ekziston një balancë politik, ku perëndimi po mendon që me kohë do të arrijnë që Serbia të bëjë detyrën t’i dënojë ata që përdorin agresion terrorist ndaj një vendi tjetër. Herët ose vonë Serbia do të mbajë përgjegjësi ose do të jep llogari për atë çka ka ndodhur…Në nivelin politik është kërkuar përgjegjësi nga të gjitha shtetet e NATO-s. Tani ka mbetur vetëm aspekti juridik dhe tash është çështja në proces dhe po besoj se në momentin kur të përfundojë gjykimi do të ketë llogaridhënie me insistim”, thekson Arifi.

Ndërkaq, analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë se institucionet e vendit duhet të angazhohen më shumë në aspektin diplomatik për të kërkuar dënimin e Serbisë.

Sipas tij, në situatën mes Kosovës dhe Serbisë ka shumë interesa dhe jo çdo herë e vërteta dhe drejtësia është parimi kryesori i vendimmarrjes së ndërkombëtarëve.

“Në këto konteste komplekse, siç është mes Kosovës dhe Serbisë, natyrisht që ka shumë interesa. Për këtë arsye jo çdo herë e vërteta dhe drejtësia është parimi kryesor i vendimmarrjes. Ka qenë krejtësisht i padrejtë që s’ka pas një përkrahje më të madhe për Kosovën në raport me Serbinë, mirëpo kjo është politika e vrazhdë ndërkombëtare dhe këto janë interesat e mëdha dhe shumëdimensionale. Nuk duhet të viktimizohemi por qeveria e Kosovës duhet që me anë të punës së madhe në diplomaci të gjejë mënyrën më të mirë që kjo e vërtetë e jona të ketë një lloj mirëkuptimi dhe një rezultat sa i përket dënimit të Serbisë”, deklaron Muxhiri.

Megjithatë, ai deklaron se qeveria s’ka arritur të shfrytëzojë sulmin terrorist në Bansjkë për të përfituar në aspektin politik.

“Në kontekstin politik kjo nuk ka arritur të përkthehet në favorin tonë maksimalisht. Ka pas lobime të shumta, interesa të shumta si rajonale ashtu dhe ndërkombëtare kështu që për fat të keq Kosova s’ka arrit të përfitojë maksimalisht nga kjo situatë edhe pse e drejta e plotë ka qenë në anën e saj. Serbia e ka shkel të gjithë idenë e dialogimit dhe punës së përbashkët për të arritur një marrëveshje”, thekson Muhaxhiri.

Në 1 vjetorin e sulmit terrorist serb në Banjskë, të martën krerët institucional bënë homazhe pranë varrit të rreshterit policor, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku si dhe emërtuan rrugën Banjskë-Zçevan “Afrim Bunjaku”.

Ka kaluar një vit qëkur një grup i uniformuar i serbëve kreu sulm terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave. Sipas aktakuzës, grupi terrorist në krye me Milan Radojiçiqin, kanë synuar që përmes përdorimit të forcës me armatim të rëndë, të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës./kp

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA