Sara Gjordeni dhe Bardhi, u bënë prindër për herë të pare më 5 dhjetor.
“Ishte dita më e gëzuar e jetës tonë,” u shpreh Sara, duke ndarë emocionet e para si nënë. Ajo tregoi se ka qenë plotësisht e përgatitur për këtë eksperiencë të re. “Gjithmonë kam lexuar shumë dhe jam interesuar për gjithçka rreth prindërimit. Isha si ato mamat e përgatitura që nga hera e parë,” shtoi ajo me humor.
Ajo theksoi se po shijon maksimalisht kohën me Nean, Bardhin dhe familjen e tyre. “Kemi qenë të gjithë afër dhe Nea na ka gëzuar shumë,” shtoi Sara, duke treguar se ky moment është një nga më të bukurit e jetës së saj.
Përveç kësaj, Sara zbuloi se do të rikthehet shumë shpejt në televizion, duke ndarë disa detaje. “Është diçka konkrete. Hapësira dhe idea më është lënë mua. Do të marrë kohën e duhur për të menduar një program që më përshtatet më tepër, duke shmangur rubrikat e shkurtra 15-20 minuta,” tha ajo, duke lënë të kuptohet se po planifikon një projekt të madh./ NO FILT