Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Santiana Maloku dhe Yll Dervishi, i njohur më shumë si Buci, kanë qenë në fokusin e fansave dhe medias për marrëdhënien e tyre. Gjatë kohës së tyre në spektakël, të dy krijuan një afërsi që bwri tw jenw ndër më të komentuarit e asaj periudhe.
Megjithatë, pas përfundimit të lojës, dyshja nuk është parë më bashkë, duke lënë pas në dyshim natyrën e marrëdhënies së tyre.
Kjo situatë ndryshoi këtë javë, kur ata u fotografuan afër njëri-tjetrit, duke shkaktuar një valë të re spekulimesh dhe diskutimesh në rrjetet sociale. Pavarësisht këtij interesimi të madh publik, as Santiana dhe as Buci nuk kanë reaguar për fotot që kanë qarkulluar.
Ky takim i papritur ka rindezur kuriozitetin e fansave të Big Brother VIP, të cilët duan të dijnë se nëse kjo afërsi është një rifillim i një marrëdhënieje më të ngushtë apo thjesht një takim rastësor.
Sidoqoftë, Santiana publikoi një foto që shkruante : Unë jam e mrekullueshme, por jo për secilin.