Pranvera Shala nga Peja është një nënë vetë ushqyese dhe e cila jeton në kushte tejet të rënda. Dje televizioni ATV dje raportoi për kushtet e rënda të saj, e cila me dy fëmijët e saj jeton në një shtëpi, që as për së afërmi nuk i plotësonte kushtet për jetesë. Këto pamje të rënda nuk kaluan pa u vënë re nga humanisti Halil Kastrati.
Sot, Pranvera ishte e ftuar në STUDIO A me Adelina Hasanin në ATV, ku edhe u publikuar numri i xhirollogarisë për të gjithë ata që duan ta ndihmojnë atë.
Në një lidhje direkte u inkuadrua humanisti Halil Kastrati, i cili i dha Pranverës lajmin më të gëzueshëm për të, ku tha se “Jetimat e Ballkanit” kanë marrë përsipër që asaj t’ia sigurojnë një banesë. Pranevra me të dëgjuar këto fjalë nuk mund t’i mbante lotët.
Në STUDIO A, Pranvera ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme, e cila e solli në këto kushte të rënda. Ajo tregon se ishte ndarë para pesë vitesh nga burri i saj, për arsye të dhunës së vazhdueshme nga ai.
“Arsyet e ndarjes, nuk muj e durova, çdo ditë dhunë, deri edhe fëmijët i dhunojshin, edhe babi i vet edhe gjyshi. Ata ishin duke luajtur nëpër oborr dhe këtyre iu prishke qetësia brenda, me çka kishin në dorë i gjujshin fëmijët”, rrëfen mes lotësh ajo.
Pranvera tregon se momenti kur ajo vendosi përfundimisht të largohet nga ajo shtëpi, ishte një ditë kur djali i saj ishte duke luajtur në oborr, dhe gjyshi i vet e gjuajti djalin dhe ia bëri krejt zi këmbën.
“Aty i kam marrë dhe kam shku në Polici. Kur kam shku në polici, ofendimi më i madh u kanë që më kanë thënë “sen s’ka, largohu”. I kam marrë fëmijët, kam dalë në Pejë, kam hy në një shtëpi që krejt çka kishte në oborr, dilke kanalizimi. Pastaj e kam gjetë një banesë, në bazë të socialit e pagujsha atë banesë”, rrëfen ajo. /atvlive.tv
Rrëfimin e plotë të saj mund ta dëgjoni në videon e më poshtme: