Sabrina Carpenter ka nxitur më shumë fansa të regjistrohen dhe të votojnë se çdo muzikant tjetër.
Sipas organizatës për angazhimin e votuesve, HeadCount, Sabrina, 25 vjeç, arriti të bindte 35,814 votues të regjistroheshin gjatë turneut të saj Short n’ Sweet rreth Amerikës. HeadCount është një organizatë kombëtare jo-fitimprurëse që bashkëpunon me muzikantë për të përforcuar pjesëmarrjen demokratike.
Përtej regjistrimeve, Sabrina gjithashtu frymëzoi 263,087 votues të tjerë që të angazhoheshin në procesin zgjedhor në mënyra të tjera, si p.sh. duke kontrolluar statusin e regjistrimit të tyre dhe duke kërkuar për vendndodhjet e qendrave të votimit.
Numrat e jashtëzakonshëm të Sabrinës u ndoqën nga Ariana Grande, e cila regjistroi 15,591 votues të rinj, dhe Green Day, turneu i të cilëve Saviors Tour solli 7,900 regjistrime të reja votuesish.
“Përmes partneriteteve tona me mbi 100 artistë të njohur – si Sabrina Carpenter, Green Day, Ariana Grande dhe shumë të tjerë – HeadCount pati një vit rekord, duke regjistruar mbi 450,000 votues të rinj dhe duke angazhuar më shumë se një milion njerëz të tjerë për të siguruar që ata të votojnë,” “Modeli ynë funksionon sepse muzikantët dhe të famshmit kanë ndikim kulturor dhe një lidhje të ngushtë me fansat e tyre, veçanërisht me të rinjtë, identiteti i të cilëve si fans i një artisti të caktuar mund të jetë edhe më i fortë sesa përkatësia me një parti politike apo kandidat. Jemi shumë mirënjohës ndaj artistëve tanë partnerë dhe ekipeve të tyre për frymëzimin që i japin fansave të tyre për të marrë kontrollin mbi të ardhmen e tyre tha Lucille Wenegieme, drejtoresha ekzekutive e HeadCount, në një deklaratë./ NO FILT